Nga ekipi A deri te U-19, një javë e mbushur me “kuq e zi”

schedule21:03 - 4 Nëntor, 2021

schedule 21:03 - 4 Nëntor, 2021

Pas ndeshjeve të javës së tetë të “Abissnet Superiores”, vëmendjen do e marrin ndeshjet e Kombëtareve. Kombëtarja jonë do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit të eleminatoreve të Botërorit “Katar 2022”.

Me 12 nëntor Shqipëria do të luajë kundër Anglisë në “Wembley”, ndërsa 3 ditë më vonë më 15 nëntor ekipi ynë përfaqësues do të presë Andorrën në “Air Albania”.
Dy ndeshje për “kuq e zinjtë” që nuk kanë asgjë për të humbur dhe do tentojnë fitoret e mbrekulllive, pse jo për të bërë surprizën për vendin e dytë, edhe pse gjithçka është thuajse e pamundur.

Edhe ekipi Shpresa do të luajë dy ndeshje kundër Kosovës dhe Sllovenisë, për Kualifikueset e Europianit U-21, takime që do të luhen në transfertë.
Gjithashtu edhe Kombëtarja e moshave U-19, do të zhvillojnë 3 duele të vështira, në kuadër të Europianit U-19. “Kuq e zinjtë” e vegjël gjenden në një grup shumë të vështirë me skuadra si Franca 10 nëntor, Serbia 13 nëntor, Maqedonia e Veriut me 16 nëntor. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!