Nga e mërkura qytetarët e Kumanovës, Tetovës dhe Prilepit gjobiten nëse lëvizin pa maska

schedule21:18 - 20 Prill, 2020

schedule 21:18 - 20 Prill, 2020

Qeveria në Maqedoninë e Veriut ka marrë masa tjera shtesë në kuadër të mbrojtjes së përhapjes së koronavirusit.

Në vendimet më të fundit qeveria ka vendosur që nuk do të lejohen më shumë se dy persona që të lëvizin në hapësirat publike dhe nëse do të ketë raste të tilla atëherë do të gjobiten nga policia.

Ndërkohë shtabi i Krizës në Kumanovë ka vendosur që nga dita e mërkurë të gjithë qytetarët që do të frekuentojnë hapësirat publike, institucionet dhe gjatë orarit të punës obligohen të vendosin maska, dhe nëse nuk do të mbajnë masak atëherë do të gjobiten.

“Kërkojmë nga Qeveria të sigurojë sasi të mjaftueshme të maskave mbrojtëse, të cilat do t’iu shpërndahen qytetarëve të Komunës së Kumanovës falas, në pajtim me masat e marra për mbajtjen e tyre të domosdoshme. Kërkojmë nga Qeveria të sigurojë pajisje adekuate me megafon për informim që do të shfrytëzohen për zbatimin e masave të reja”, thuhet në njoftimin e Shtabit të Krizës në Kumanovë .

Në këtë mbledhje gjithashtu i është apeluar qytetarëve që të respektojnë masat dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të sillen me përgjegjshmëri.

Ndërkohë masa për mbajtjen e domosdoshme të maskave mbrojtëse vlen edhe për qytetin e Tetovës dhe Prilepit, njëjtë sikurse edhe masa kufizuese, përkatësisht ndalohet transporti publik dhe ai i organizuar privat.

Ndërkohë policia do të kontrollojë hyrjet dhe daljet e qyteteve për të evituar transportin e organizuar privat dhe publik. Në Tetovë ndalohet transporti publik nga të gjitha komunat e Pollogut dhe Shkupi.

Masë shtesë të përgjithshme që ka miratuar Qeveria është edhe ajo për lëvizje në hapësirat publike, nuk lejohet që të frekuentojnë më shumë se dy persona. Në rast se hasen, policia përmes fotografive do të shqiptojë gjoba për personat të cilët identifikohen se kanë shkelur masat kufizuese për lëvizje në hapësirat publike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!