Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga Divjakë–Karavasta në Europë: Ardian Koçi, “Njeriu i Vitit 2025”

schedule12:11 - 24 Dhjetor, 2025

schedule 12:11 - 24 Dhjetor, 2025

Në lidhje direkte nga Gjermania për “ABC e Mëngjesit” Ardian Koçi, ishte ambientalisti që i dha zë natyrës shqiptare. Ardian Koçi, ambientalist dhe ish-drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Fier, është shpallur “Njeriu i Vitit 2025” nga organizata prestigjioze europiane EuroNatur, duke u bërë shqiptari i parë që fiton këtë vlerësim moral me peshë ndërkombëtare.
Një çmim që nuk matet me shifra financiare, por me ndikim, guxim dhe sakrificë shumëvjeçare.
“Ishte i papritur ky nominim. Telefonata që mora më riktheu emocionet e punës që kam bërë për mbi 10 vite,” – rrëfen Koçi.
EuroNatur e jep këtë çmim prej më shumë se 30 vitesh, dhe në listën e fituesve renditen politikanë, aktivistë dhe figura të njohura ndërkombëtare.
“Kur shoh emrin tim të renditur mes figurave të mëdha botërore, emocionohem. Është një çmim prestigjioz moral, i njohur në Europë dhe më gjerë.”
Por për Ardian Koçin, ky vlerësim nuk është personal.
“Ia kushtoj këtë çmim të gjithë ambientalistëve shqiptarë që punojnë në heshtje, shpesh pa mbështetje, për të mbrojtur natyrën.”
Sot, Ardian Koçi jeton dhe punon në Gjermani, duke vijuar angazhimin e tij në fushën e mbrojtjes së mjedisit, tashmë në një tjetër nivel profesional.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!