Historia e sulmuesit të Southampton, Danny Ings, është një nga ato për tu marrë shembull. Anglezi pesë vite më parë kaloi një moment shumë të vështirë në karrierën e tij pasi këputi ligamentin e gjurit, dëmtim i cili e la jashtë fushave për një kohë të gjatë.
28-vjeçari nuk u dorëzuat dhe u rikthye sërish në fushat e blerta, por fati nuk ishte me të. Asaj kohe ai luante për Liverpoolin dhe vetëm pas tre ndeshjesh Ings pësoi një tjetër dëmtim të rëndë.
Dëmtimet nuk e penguan anglezin të hiqte dorë nga ëndrra e tij për futbollin dhe ai kaloi tek ekipi i Southamptonit. Këtë vit kaloi një super sezon, ku shënoi plot 25 gola në Premier League.
Falë paraqitjeve të tij fantastike, Gareth Southgate i dha sërish një mundësi për tu rikthyer në kombëtaren angleze pas plot pesë vitesh mungesë. Thjesht për tu duartrokitur. /abcnews.al
2015: Danny Ings tears ACL just days after his England debut
2016: Suffers another serious injury three games after his return
2020: Completes 25-goal season for SouthamptonFive years later, he finally returns to the England squad ? pic.twitter.com/7zM7oJQvWw
— B/R Football (@brfootball) August 25, 2020