Portieri legjendar i Spanjës, Iker Casillas, është rikthyer të flasë për kohën e tij tek Real Madrid. Në një intervistë në një event në Meksikë, 39-vjeçari foli për mënyrën se si ai u largua nga madrilenët si dhe për marrëdhënien e tij me Jose Mourinhon.
“Largimi nga Reali nuk ishte ashtu siç e prisja. Por ne të gjithë bëjmë gabime dhe mund të mësojmë nga ato. Nuk më pëlqente t’i shikoja fotografitë dhe mendoj se nuk ishte mirë për asnjë nga palët. Megjithatë një ditë do ta kompesojmë atë që na ndodhi dhe do të bëjmë sërish gjëra të bukura për t’i bërë njërëzit e lumtur.
Del Bosque apo Mourinho? Me spanjollin kisha disa mosmarrëveshje dhe ato janë krejt normale mes trajnerit dhe kapitenit të skuadrës. Kjo nuk do të thotë që unë isha më i rëndësishëm se ai, por në përditshmërinë tonë kishim disa problem. Ndërsa me Jose ishte diçka krejt tjetër. Ai mendonte se unë nuk isha në një nivel me shokët e skuadrës dhe nuk kërkon llogjikë që ai do të zgjidhte dikë tjetër në portë.

Kam shumë kujtime tek Reali dhe mënyra se si Florentino Perez kërkonte ta ndërtonte ekipin të jepte motivim. Ai dëshironte me çdo kusht të transferonte në Madrid lojtarët më të mirë të momentit dhe kjo do të thotë shumë. Presioni kur luan për Realin është shumë i lartë. Mbaj mend kur isha në akademinë e klubit, ne fituam një ndeshje 8-2, por trajneri na kërkonte llogari se pse ne pësuam dy gola. Imagjinoni se çfarë ndodh tek ekipi i parë.
Kujtime nga Championsi? Sigurisht kam shumë, por më i bukuri është ai i grumbullimit të parë. Unë isha në shkollë dhe më thërritën në drejtori, ku unë prisja të merrja ndonjë lajm të keq rreth shkollës. Më pas mora vesh se Reali më kërkonte për ndeshjen në Champions dhe ditën e nesërme unë isha në një tavolinë me Roberto Carlos, Raulin, Seedorfin dhe Morientesin. Ishte pak a shumë si të shkoje në Disneyland,” përfundon Casillas. /abcnews.alit

