Pas një “aventure” 5-vjeçare te “gjigandët” çek të Slavia Prague, ish-sulmuesi i Skëndërbeut dhe Bylisit në “elitën” e futbollit shqiptar, Peter Olayinka është prezantuar si lojtari më i ri i kampionëve serb të Crvena Zvezda.
Olayinka, tashmë 27-vjeçar ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Kampionët e Serbisë, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër, ndërsa përsa i përket të ardhurave që nigeriani do të përfitojë në kontratën e re ende nuk është bërë me dijë ndonjë informacion.
Ndërkaq, kujtojmë se anësori i sulmit nigerian, fitoi 2 herë titullin kampion me skuadrën e Skëndërbeut në sezonet 2014-2015 dhe 2015-2016, si dhe arriti në finalen e Kupës së Shqipërisë në sezonin 2012-2013. /i.m /abcnews.al