Nga burgu në parlament, i dënuar me vdekje betohet si deputet

schedule22:42 - 8 Shtator, 2020

schedule 22:42 - 8 Shtator, 2020

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka së fundi ku një i dënuar për vdekje, tashmë është betuar si deputet.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Premalal Jayasekara, i cili ka vrarë një aktivist të opozitës, është shoqëruar nga zyrtarët në parlament pasi gjykata vendosi se mund të marrë mandatin e deputetit.

Jayasekara, 45 vjeç përfaqësues i partisë në pushtet, Podujana Peramuna u shpall fajtor në gusht për vrasjen me armë të një aktivisti opozitar gjatë një mitingu në 2015. Ndërkohë gjykata në vendimin e saj ka theksuar se meqënëse shpallja fajtor erdhi pas zgjedhjes së tij si deputetet në fushatën e 5 gushtit, ai mund të marrë këtë mandat.

Autoritetet refuzuan lirimin e tij për seancën e parë të parlamentit por pas një peticioni në apel, ai dje përfitoi shoqërimin nga burgu për të ushtruar të drejtën si deputet. Aktivistët e opozitës me shalle të zinj protestuan mbajtjen e betimit nga i prangosuri Jayasekara dhe shumë prej tyre dolën nga salla. Pas sesionit të parlamentit ai shoqërohet përsëri në burg.

Në janar 2015, Jayasekara hapi zjarr ndaj skenës së mitingut të një partie rivale, duke vrarë një person. Ai ka apeluar dënimin me vdekje.

Ai nuk është i pari që shoqërohet nga burgu në parlament në Sri Lanka. Në të njëjtën kohë edhe Sivanesathurai Chandrakanthan, ish-ministër i provincës lindore të vendit shoqërohet nga rojet e burgut teksa po zhvillon gjyqin për vrasje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!