Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga biçikleta në spital/ Mikel Landa rrëzohet në etapën e parë në Tiranë

schedule14:37 - 10 Maj, 2025

schedule 14:37 - 10 Maj, 2025

Nuk mund të kishte fillim më të keq.

Xhiro e Italisë humbi njërin nga protagonistët, pasi Mikel Landa u rrëzua dhe pësoi dëmtim serioz dhe u detyrua të tërhiqej nga ky edicion.

Çiklisti spanjoll u përplas me një shtyllë në anë të rrugës gjatë zbritjes nga kodra e Linzës, nga Surreli drejt cakut në Tiranë.

Në rrëzim, në një kthesë 5 kilometra përpara mbrërritjes, u përfshinë disa çiklistë, dhe Landa e pësoi më keq se të gjithë.

Sportisti bask, siç raporton skuadra e tij, Sudal, ka pësuar një thyerje të një vertebre të toraksit, T11.

Veterani 35-vjeçar u shtrua në spital ku kaloi natën e së premtes, ndërsa më pas u vendos që të kthehej në shtëpi.

Një fatkeqësi për Landën, pasi ky dëmtim do të kërkojë një kohë të gjatë riaftësimi përpara sesa të ngjitet sërish në biçikletë.

Siç shkruan e përditshmja “Marka” nga Madridi, çiklisti nga Vendet Baske ka kaluar një karrierë mjaft të bukur, por edhe të shënjuar nga dëmtimet.

Në 2017, ai fitoi klasifikimin e maloreve në Xhiron e Italisë, ndërsa në total ka fituar 3 etapa në garën e madhe në Apenine.

Shpresa dhe urimi është që Landa të kthehet sa më shpejt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!