Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shpjeguar më në detaje programin për fëmijët, nga “Bebja në Bebe”, që ka synim rritjen e lindshmërisë për shkak të sigurisë ekonomike që krijohet tek të rriturit.
Programi parashikon dhënien e një shume prej 1 mijë eurosh për një fëmijë sa lind.
Në rast se në një vit lindin 28 mijë fëmijë, kjo do të kërkojë që në buxhet të veçohen 28 milionë dollarë që do të shkojnë për bebet.
Duke e ilustruar me një shembull, Kryemadhi thotë se kjo shumë është sa për 2 km rrugë e tenderuar nga qeveria aktuale.
Sipas programit, çdo fëmijë që lind gjatë qeverisjes së LSI, kur të rritet dhe të bëhet vetë me fëmijë, do të ketë mbështetje financiare në vlerën rreth 25, 000 USD për të nisur jetën e re prindërore. Pra në total, një çift kur bëhet me fëmijë ka një fond prej 50 mijë dollarësh.
Por si do të funksionojë mekanizmi i krijimit, administrimit te fondit Nga BEBJA NE BEBE?
Sipas shpjegimit që ka dhënë Kryemadhi, ky Program per Fondin e Investimeve te Femijeve, do të realizohet bazuar mbi modelin e “interesit të përbërë” ose mbi modelet e bursave të tregut financiar ndërkombëtar.
Ky program ka për qëllimin mbështetjen e individit dhe frenimin e largimeve të të rinjve nga vendit, thotë Kryemadhi./abcnews.al