Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, vijon me shpjegimin e programit të partisë për zgjedhjet e 25 prillit.
Kryemadhi përmes një postimi në Facebook, shpjegon me detaje programin “nga bebja në bebe”.
Sipas kryetares së LSI-së Shqipëria është një vend, ku lindshmëria ka rënë ndjeshëm dhe për të pasur një popullatë që rritet, duhet aplikuar programi ekonomik, që garanton të ardhme të sigurt për fëmijët.
Ndër të tjera Kryemadhi vlerëson se nëse nga buxheti, fëmijës i jepet 100 dollarë kur lind, ai do ketë 25 mijë dollarë kur të arrijë moshën e prindërimit.
Postimi i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi:
Ky është mekanizmi financiar i investimit, me të cilin do të funksionojë programi NGA BEBJA NË BEBE.
Çdo fëmijë që lind gjatë qeverisjes së LSI, kur të rritet dhe të bëhet vetë me fëmijë, do të ketë mbështetje financiare në vlerën rreth 25 000 USD për të nisur jetën e re prindërore.
Shqipëria shtëpia e të rinjve
1- Numri i lindjeve ne Shqiperi, viti 2020 – 28.000 lindje ne vit.
2- Nese hedhim 1000 dollare per 1 vit, shkon 28 milion dollare ne vit.
3- 28 milion dollare, sot ne periudhe krize eshte 0.56% e Buxhetit Total Vjetor te Shtetit Shqiptar ne vitin 2020.
4- Kjo vlere vjetore eshte e barabarte me 2 km rruge te tenderave te qeverise Rama.
5- Si do te funksionoje mekanizmi i krijimit, administrimit te fondit Nga BEBJA NE BEBE.
Ky Program per Fondin e Investimeve te Femijeve, do te miratohet ne Parlament dhe do te percaktoje qarte rregullat dhe mekanizmat.
Modeli i Fondit do të realizohet bazuar mbi modelin e “interesit të përbërë” (Compaund Interest and Future Funds), mbi modelet e bursave të tregut financiar ndërkombëtar.
Cila do të jetë Formula e cila do të llogarisë kthimin minimal të investimit të këtij fondi pas 25 viteve për një fëmijë të lindur sot?
FORMULA e cila garanton kthimin minimal te investimit për 1 fëmijë pas 25 vjetëve është:
Investimi (i) është 1000 dollarë për fëmijë.
Periudha kohore = 25 vite.
1000 (1+x)25 = 25,000
(1+x)25 = 25
(1+x)= 25 në fuqi 0.04
(1+x)= 1.1374114
x= 0.137411461756029
x= 13.7411461756029 %
Kjo është formula sesi minimalisht fondi duhet të japi për çdo fëmijë 25.000 dollarë./abcnews.al