Mjeku alternativ Luçiano Bardhi thotë se bamjet dhe kungujt kanë veti shumë të mira për organizmin e njeriut.
Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Bardhi u shpreh se bajmet kanë vitamina të shëndetshme si B5, ndërsa kungujt përmbajnë aminoacide.
“Bamjet kanë përfitime magjike. Në stinën e verës, konsumoj bamje. Bamjet kanë efekt laksativ, kanë efekt në përmirësimin e kapsllëkut, të gjendjes së stomakut. Me mish mund t’i konsumojmë, me mish janë më të shëndetshme. Kanë vitamina të shëndetshme, ndodhet vitamina B5. Është e pasur me shumë lëndë ushqimore. Bamja ka shumë kalium, nevojat për kalium janë goxha të larta. Nëse nuk duan bamjet, mund të kenë kungullin e njomë. Përmban aminoacide. Si fruta kryesore për stinën, preferoj kajsitë dhe nektarinat e thata. I preferoj t’i vendos në ujë, të kombinohen edhe me disa erëza, janë më të shëndetshme”, theksoi ai./abcnews.al