Nga Athina në ferr, kush është i riu për të cilin Lukashenko mori peng avionin

schedule13:53 - 24 Maj, 2021

schedule 13:53 - 24 Maj, 2021

Roman Protasevic po udhëtonte nga Athina për në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë kur avioni i tij u detyrua të ulej në Minsk, pas udhrit të Lukashenko-s, një veprim që ka vënë në rrezik jetën e tij.

Gazetari 26-vjeçar beson se do të vritet sepse ai kundërshtoi publikisht Lukashenkon. Deri në momentin e  arrestimit të tij, Protasevic ishte kryeredaktori i një media në Bjellorusi, e cila ka rreth 250,000 ndjekës.

26-vjeçari ka punuar në edicionin e lajmeve me bazë në Poloni NEXTA, i cili vitin e kaluar transmetoi imazhe të protestave kundër Presidentit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko.  Kanali me 1 milion ndjekës kundërshton hapur Lukashenkon, kundërshtarët e të cilit janë rrëmbyer dhe vrarë në të kaluarën.

Madje ka luajtur  një rol të madh në protestat masive kundër Lukashenkos në vitin 2020, një kohë kur ishte e vështirë për mediat e huaja të bënin diçka të tillë. Rikujtojmë se në Bjellorusi kanë shpërthyer protesta masive pas rezultatit te zgjedhjeve, diçka që Lukashenko e ka mohuar.

Pamjet tronditëse që ai tregoi shfaqnin brutalitetin e policisë në shtypjen e protestuesve pas zgjedhjeve të diskutueshme të 9 gushtit 2020. Kur qindra mijëra njerëz dolën në rrugë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj këtij regjimi autoritar, shteti iu kundërpërgjigj me force, raporton abcnews.al

Forcat Bjelloruse të sigurisë kanë arrestuar  mijëra njerëz dhe u janë nënshtruar torturave dhe keqtrajtimeve, sipas Human Rights Watch. Viktimat kanë deklaruar  se janë rrahur dhe kanë pësuar tortura nga më të ndryshmet. Ata kanë pësuar dëmtime serioze: kocka dhe dhëmbë të thyer, plagë në lëkure, djegie dhe në disa raste dëmtime të veshkave, sipas organizatës.

Sipas Euro Radio, në fillim të vitit 2010 Protasevic ishte një aktivist i ri. Ai është arrestuar disa herë, njëri prej tyre në 2011. Ai gjithashtu është përjashtuar nga Departamenti i Gazetarisë i Universitetit Shtetëror të Bjellorusisë.

Në nëntor 2020, Protasevic postoi në Twitter një kopje të listës zyrtare të autoriteteve Bjelloruse me terroristë, që përfshinte emrin e tij. Lista pretendon se Protasevic u akuzua për organizimin e demonstratave masive ndërsa punonte për Nexta, raporton abcnews.al

Protasevic akuzohet gjithashtu për prishje të rendit publik dhe nxitje të urrejtjes. Ai i konsideron akuzat, për të cilat mund të dënohet 15 vite: një shtypje të pajustifikuar politike. Në janar 2020, ai kërkoi azil në Poloni pas presionit nga forcat e sigurisë. Ai besonte se telefoni i tij celular përgjohej ndërsa ishte në Bjellorusi.

“E kuptova që ata thjesht po presin diçka dhe ekziston çdo mundësi që unë të burgosem,” tha ai.

Pasi shkoi në Poloni në 2019 për shkak të presionit nga autoritetet, ai mori edhe prindërit e tij  pasi po monitoroheshin në Bjellorusi. Megjithatë, më vonë, ai shkoi për të jetuar në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, ku është strehuar edhe Svetlana Tichanovskaya./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!