Nga armëpushimi në Gaza te ndalimi i një sulmi në Rafah, çfarë pritet nga vizita e Blinken në Izrael

schedule08:31 - 22 Mars, 2024

schedule 08:31 - 22 Mars, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë sot Izraelin, në përpjekje për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm dhe të menjëhershëm në Gaza si dhe për të penguar një ofensivë ushtarake në Rafah.

Ai pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe kabinetin e luftës së Izraelit. Udhëtimi i tij përkon me rifillimin e bisedimeve në Doha që synojnë të sigurojnë një marrëveshje për një armëpushim të lidhur me lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Takimet e Blinken pritet të jenë të tensionuara, ndërkohë që Netanyahu ka deklaruar në vijimësi se një sul, në Rafah do të ndodhë.

“Pozicioni ynë, i cili është shumë i qartë. Një operacion i madh ushtarak në Rafah do të ishte një gabim, diçka që ne nuk e mbështesim”, tha Blinken të enjten.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!