Nga akuzat për emigrantët shqiptarë tek dërgimi i tyre në Ruandë, 5 polemikat e mëdha të Suella Braverman

schedule11:29 - 13 Nëntor, 2023

schedule 11:29 - 13 Nëntor, 2023

Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman u shkarkua nga kryeministri Rishi Sunak të hënën, disa ditë pasi ajo kritikoi një marshim pro-palestinez. Sekretarja e Brendshme Britanike akuzoi efektivët blu se protestuesit agresiv te krahut të djathtë nuk u janë përgjigjur siç duhet ndërsa kanë injoruar tërësisht turmat pro palestineze përgjatë protestave të tyre.

Rikujtojmë se pesë partitë opozitare kërkuan publikisht shkarkimin e saj nga detyra të enjten pasi Downing Street tha se artikulli i Times, në të cilin Braverman pretendonte se oficerët e policisë pa emër ishin fajtorë për “standarde të dyfishta”.

Suella Braverman është një emër shumë i njohur edhe në Shqipëri për shkak të qëndrimit të ashpër që ajo ka mbajtur me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që kanë shkuar në Britaninë e Madhe.

Rreth një vit më parë, Suella Braverman tha se vendi përballet me një “pushtim” nga emigrantët që përshkojnë me gomone kanalin si dhe si pjesëtar të grupeve kriminale.

“Shqipëria nuk është një vend i shkatërruar nga lufta dhe është shumë e vështirë të argumentohet se kërkesat për azil janë legjitime”. Braverman.  Ishin pikërisht këto komente e ministres së brendshme në atë kohë që do e kthenin atë si një ndër personalitete me antipatik për shqiptarët.

Edhe pse kjo deklarata ishte vetëm fillimi.  Në deklaratat e saj, Suella Braverman tha se shqiptarët gënjenin për arsyen përse largoheshin nga vendi dhe shumë prej tyre i etiketoi si persona me rekorde kriminale.

Ndaj kësaj deklarate është përgjigjur edhe kryeministri, Edi Rama i cili i konsideroi deklaratat e saj si “britmë në çmendinë”. Kreu i qeverisë pati deklaruar  asokohe se ishte përgjegjësi e Britanisë që të bashkëpunonte për të menaxhuar situatën me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që mbërrijnë me gomone në Mbretërinë e Bashkuar.

Komente këto të Ramës që solli më vonë edhe një marrëveshje të përbashkët mes dy qeverive, që do mundësonte uljen e shqiptarëve që shkonin në Britaninë e Madhe përmes kanalit La Mansh.

Por Suella është përballuar me një sërë kritikash, duke filluar nga emigrantët, të cilët tha se hiqen si homoseksuale për të marrë azil e deri tek fakti që disa prej tyre janë pjesë e bandave që përdhunojnë gratë angleze.

1.Të pastrehët e zgjodhën vetë këtë lloj stili jetese.

Ditë përpara se të krahasonte protestat pro-palestineze me skenat në Irlandën e Veriut gjatë trazirave, ajo shkaktoi zemërim duke pretenduar se ata që flenë në rrugë, po e bëjnë këtë vetëm sepse është stili i jetesës që kanë.

Ajo madje e postoi mesazhin e saj në rrjetin social X.

2.Azilkërkuesit po hiqen si homoseksualë për të marrë azil

Në shtator, Braverman dha sërish një tjetër deklaratë duke nxitur kritikat. Ajo tha se emigrantët në Britani po hiqen në të shumtën e rasteve si homoseksuale për të marrë azil, në mënyrë që të qëndrojnë në vend.

3.Ajo akuzoj burrat britaniko-pakistanezë se janë pjesë e bandave

Në prill, Braverman tha në një intervistë për Sky News se grupe burrash, pothuajse të gjithë britaniko-pakistanezë, janë pjesë e bandave që “ndjekin, drogojnë, përdhunojnë dhe dëmtojnë vajzat e pambrojtura angleze”.

4. Emigrantët “na kanë” pushtuar

Një tjetër polemikë e dukshme shpërtheu kur Braverman e quajti mbërritjen e azilkërkuesve me varka të vogla nga përtej Kanalit Anglez si “pushtim në bregdetin jugor”.

Ajo u kritikua për mënyrën se si u ishte drejtuar emigrantëve, duke theksuar se një deklaratë e tillë vë në rrezik shumë njerëz.

5. Braverman e quajti “ëndërr” dërgimin e emigrantëve në Ruanda

Në tetor të vitit të kaluar, ajo foli për “ëndrrën” e saj për të parë një avion azilkërkuesish që do të nisej për në Ruandë para Krishtlindjeve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!