Studiuesi Iliri Ikonomi ka ndarë detaje të reja për ndjekësit e ‘Real Story’ për Fan Nolin, si një prej figurave më të shquara në historinë tonë.
Ikonomi përmendi se njerëzit thonin për Nolin që kishte fuqi diktatoriale. Lidhur me idenë e tij për kishën që propozoi Noli, studiuesi u shpreh se patrikana ishte ajo që refuzoi këtë ide.
“Ai i shtynte qëllimisht zgjedhjet për parlamentin sepse e quante pengesë për axhendën, reforma agrare që ishte më kryesorja. Ai kishte fuqi diktatoriale dhe njerëzit e thonin, ishte si kryepeshkop i Shqipërisë dhe njerëzit e thonin me shaka që noli është edhe kjryeministër, edhe këshillë I lartë por edhe kryepëshkop pra I kishte të gjitha fuqitë. Kjo kishë do të ishte krejtësisht e pavarur, si të vendeve që kishin fituar pavarësinë. Mirëpo patrikana nuk e pranonte këtë sepse thonte që ortodoksia do të ishte e rrezikuar nëse do shkëputej prej tyre.”
Fan Noli largohet i zhgenjyer nga Shqipëria dhe sipas studiuesit u dëshmua edhe me nje xhest të tijin, rruajtja e kokës dhe e mjekrës pas largimit nga Shqipëria.
“Noli sipas dokumenteve rezulton që ka kërkuar të rikthehej në Shqipëri për të ribërë revolucion që në 1925. Noli i kërkon ministrit të jashtëm rus për tu rikthyer në pushtet. Kur iku nga Shqipëria ishte I zhgënjyer sa anglezët nuk e pranuan, ne Shba kishte thënë që mund të kthehej por nuk dihet se pse nuk shkoi në Shba, ndoshta i refuzuan vizën kur ishte në Romë, ndaj vendosi të shkojë në Vienë. Kur Noli ikën nga Bari dhe shkon në Romë për të vendosur se cfarë do të bënte, kishte rruar jo vetëm mjekrën por edhe kokën. E kam lexuar në një revistë italiane dhe nuk e besova, për mua nuk është e besueshme, mendova se gazetari italian e kishte ngatërruar. Gjeta një foto të Nolit në vjenë me kokë të rruar dhe e kam shtuar dhe në libër. Ky ishte një akt zhgënjimi, pra zhgënjehet me cdo gjë.”
Lidhur me ftesën e Enver Hoxhës për ardhjen e Nolit në Shqipëri, studiuesi u shpreh se Noli kishte dy arsye që nuk pranoi.
“Po ka të dhëna që ka indikacione që ai është ftuar, por më pas vendosi që mos ta ftojë dhe të prish marrëdhëniet. Noli pa që disa prej miqëve të tij ishin vrarë dhe pushkatuar. Ai kishte frikë se mund të pësonte fatin e tyre dhe gjithashtu që Shba mund të mos e pranonte prapë në Amerikë.”