Nga ajri dhe deti, fillon zbarkimi në Egje, forcat turke në aksion, kush i bashkohet

schedule13:21 - 11 Qershor, 2022

schedule 13:21 - 11 Qershor, 2022

Ka nisur dje në Izmir të Turqisë stërvitja e përbashkët e shteteve të NATO-s si edhe aleatëve jashtë organizatës.

Në këtë stërvitje janë duke marrë pjesë rreth 1 000 ushtarë nga 37 shtete që janë pjesë e NATO-s ose aleatë të NATO-s, siç është për shembull Kosova apo Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Gjatë stërvitjes janë përfshirë sigurisht edhe forcat vendase, ato turke, të cilat janë simuluar një zbarkim në një plazh të zonës duke përdorur forcat speciale si edhe mjetet e tjera amfibe.

Gjithçka ndodh teksa NATO është e angazhuar në mbështetje të Ukrainës kundër Rusisë, ndërkohë që në Egje vijon të jetë i lartë tensioni mes Turqisë dhe Greqisë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!