Gati 90% e bizneseve të vogla që nuk kanë qenë pjesë e skemës së TVSH-së do të vazhdojnë të mbeten jashtë saj. Ministri i Financave ka prezantuar paketën fiskale në një takim me dhomen amerikane të tregtisë. Ai theksoi se qeveria do të zbresë kufirin e TVSh-së nga 5 në 2 milionë.
Turizmi elitar duket se ka marrë një vëmendje të veçantë në paketën fiskale të vitit të ardhshëm. Do të nevojiten ndërhyrje në disa ligje për të ulur taksat në këtë drejtim.
Ministri i Financave ritheksoi nismën e prezantuar më parë se tatimi mbi investimet në prodhimin e softwareve do të zbresë nga 15% ne 5%
Krahas heqjes së detyrimit për të prezantuar një listë dokumentesh, qytetarë e biznese do të kenë mundësi, sipas Ahmetajt, të marrin online disa vërtetime.
Përsa i përket taksës së pronës, konfirmohet përllogaritja në vlerë e pronës e jo taksë fikse mbi sipërfaqen.
https://www.youtube.com/watch?v=E7kIEFXz33g