Neziri: Fitorja na ka sjell qetësi, besojmë fort te mbijetesa

schedule15:32 - 20 Janar, 2022

schedule 15:32 - 20 Janar, 2022

Lojtari i Kastriotit, njëherësh edhe kapiteni i ekipit, Sokol Neziri është një nga futbollistët kryesorë të krutanëve.

Fitorja ndaj skuadrës së Teutës iu ka dhënë frymarrje ekipit të drejtuar nga Emiliano Çela, triumf ky që ka zgjurar edhe “oreksin” për të tjerë 3 pikësha.

Në një prononcim për media, Neziri ka theksuar se është shumë i lumtur për fitoren kundër djemve të detit, por dëshiron që të vazhdojnë me rezultate të tilla për të mbijetuar në Abissnet Superiore.

Sa qetësi ka sjellë fitorja e fundit ndaj Teutës?

Na ka sjellë një farë qetësie, pasi ishim në një pozitë shumë të vështirë, Edhe tani jemi në vend të fundit, por na duhej fitorja dhe tani kemi një farë qetësie.

A mendoni se çelësi i suksesit ishte edhe ndryshimi i trajnerit?

Patjetër, pasi Çela na njeh shumë mirë, duke qenë se për 5 vite ka qenë kapiteni ynë dhe lideri ynë. E njeh mirë ambientin dhe ka afrimitet me të gjithë çunat, ndaj kjo ka pasur efektin e vet.

Sa kanë ndihmuar afrimet e reja?

Na kanë ndihmuar shumë, si Selmani në mbrojtje, ashtu edhe braziliani Kaina. Është rikthyer edhe Edon Hasani, që e njohim të gjithë dhe padyshim na kanë ndihmuar shumë

Si e shihni përballjen e radhës?

Partizani është një nga ekipet më të mira në Shqipëri. Është ndeshje e fortë, por ne jemi në situatë të vështirë dhe duam të marrim pikë në çdo ndeshje. Do të ishim të kënaqur edhe me një barazim. Rëndësi ka të mos dalim pa pikë.

Mendoni se Kastrioti do t’ia dalë të mbijetojë?

Jam i bindur që do të bëjmë një performancë mjaft të mirë deri në fund dhe do të shpëtojmë.

A keni një synim personal?

Objektivi primar është qëndrimi i Kastriotit në Superiore, ndërsa unë personalisht do të shoh përpara, pasi do të më pëlqente të luaja në të tjera nivele. Rëndësi ka të lë Kastriotin në Superligë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!