Agjenti i Neymar, Wagner Ribeiro, ka befasuar me deklaratën e tij më të fundit. Ribeiro tha se Neymar do të qëndrojë në Paris për të paktën dhe dy vite të tjera, si dhe bëri një koment interesant sa i takon Messit dhe Cristiano Ronaldos.
“Neymar nuk lëviz nga PSG dhe do të qëndrojë në Paris për të paktën dhe dy vitet e ardhshme. Në këtë moment, më shumë mundësi ka që Messi të transferohet te PSG, se Neymar te Barcelona.
Madje, edhe Cristiano Ronaldo. Nuk mund të mos vlerësohet forca ekonomike e Katarit”, u shpreh agjenti i Neymar, deklarata e të cilit me të drejtë ka marrë vëmendje të madhe./abcnews.al
Neymar + Messi + Ronaldo?
??? pic.twitter.com/POcBMlbZXg
— GOAL (@goal) August 20, 2020