Jo të gjitë përdoruesit trajtohen njëlloj në Facebook. Me sa duket personazhet më të famshëm kanë rregulla të tjera.
Sipas një sondazhi të Wall Street Journal, VIP-at në Facebook përfshihen në një listë të bardhë që ka rregulla të ndryshme moderimi për të gjithë përdoruesit e tjerë të këtij rrjeti social.
Sipas gazetës, gjatë viti 2020 softweri që menaxhon postimet e VIP-ave ka lejuar 16 miliardë shikime të përmbajtjeve që më vonë i ka fshirë.
Nga këto bien në sy raste siç është ai i lojtarit brazilian të PSG-së, Neymar, i cili publikoi foto nudo të një gruaje që e kishte akuzuar për ngacmim seksual. Kjo përmbajtje normalisht duhej bllokuar menjëherë, por nuk ndodhi kështu. Fotoja është parë gati 60 milion herë para se të fshihej.r.t/abcnews.al/