Neymar kushtoi më shumë se Bayern, Hoeness “thumbon” milionerët e PSG

schedule19:57 - 13 Shtator, 2020

schedule 19:57 - 13 Shtator, 2020

Shpesh herë në futbollin e sotshëm flitet se klubet harxhojnë më shumë para seç duhet për kartonët e futbollistëve. Në këtë temë është ndalur dhe ish-presidenti i Bayern Munchen, Uli Hoeness.

Ai në njëfarë mënyre deklaron se paraja nuk është gjithçka dhe se nuk vendos në futboll. Ai merr si krahasim pikërisht klubin e tij të zemrës dhe PSG-në, që kishte shpenzuar më shumë se gjermanët vetëm për Neymar.

“Në finalen e këtij viti në Champions League, tarifat e transferimeve të të gjithë formacionit të Bayern shkonin diku te 200 milionë euro. Ndërsa tek PSG-ja vetëm Neymar ka kushtuar 220 milionë euro. Në fund, kush e fitoi ndeshjen?”, janë fjalët e gjermanit, që thumbon kështu klubet që shpenzojnë shuma marramendëse. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!