“Neymar i tha kinez m**i, Marseille ka pamjet”, reagon klubi francez

schedule13:37 - 22 Shtator, 2020

schedule 13:37 - 22 Shtator, 2020

Neymar, braziliani i PSG, akuzoi pas ndeshjes kundër Marseille se Alvaro Gonzalez kishte përdorur shprehje raciste kundër sulmuesit. Organet disiplinore në LFP po hetojnë, ndërkohë që braziliani u pezullua për dy ndeshje.

Së fundmi u raportua se Neymar ka ofenduar një prej lojtarëve të Marseille gjatë ndeshjes që pati shumë polemika në fushë dhe që vijuan edhe jashtë saj, me deklarata nga të dy krahët.

Në radion spanjolle “Cope”, gjatë një emisioni është raportuar se sulmuesi i PSG ka ofenduar me një frazë raciste japonezin e Marseille, Hiroki Sakai. “Marseille ka disa imazhe që tregojnë se Neymar i thotë ‘kinez m**i’ mbrojtësit Hiroki Sakai”, ka treguar gazetari spanjoll gjatë “El Partidazo de COPE”.

“Leparisien” ka kontaktuar klubin e Marseille, që ka refuzuar të komentojë gjatë dhe e ka hedhur poshtë faktin që ka pamje që tregojnë atë që pretendohet në Spanjë. Ata e kanë kaluar “topin” nga Komisioni Disiplinor i LFP, që vendos për raste të tilla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!