Neymar ka shpjeguar se përse vendosi të largohet nga PSG për të luajtur në Arabinë Saudite me skuadrën e Al Hilal. Në mënyrë sa më të thjeshtë, braziliani tha:
“Topi është kudo i rrumbulakët dhe futbolli luhet kudo në botë.
Duke parë emrat e mëdhenj që ndodhen në këtë kampionat, me shumë gjasa kampionati i Arabisë Saudite është më i mirë se ai francez. Stërvitjet janë shumë intensive dhe unë këtu dua të fitoj tituj.
Dua që me Al Hilal të fitoj sa më shumë, ndaj dhe vendosa të transferohem këtu. Niveli është i lartë dhe diferenca ndihet me afrimet e reja”, përfundoi Neymar./h.ll/abcnews.al