Newcastle në “borxhe”, “Bardhezinjtë” e Premier League detyrohen të shesin “yllin” e ekipit

schedule19:56 - 6 Shtator, 2024

schedule 19:56 - 6 Shtator, 2024

Kanë pronarët më të pasur në planet, mirëpo “Bardhezinjtë” e Newcastle, nuk mund të shpëtojnë rregullave të forta të UEFA-s. “Fair-Play Financiar” ka kapur edhe “gjigantët” anglezë, me këta të fundit, që janë të detyruar të shesin, një nga “yjet” e skuadrës për shkak të “borxheve”.

Ndër të sakrifikuarit e skuadrës së teknikut, Eddie Howe pritet të jetë mesfushori brazilian, Bruno Guimaraes, me këtë të fundit, i cili që prej transferimit nga francezët e Lyon është rikthyer në një “gur themeli”, në mesfushën e Newcastle dhe jo vetëm pasi konsiderohet, një nga më të mirët e kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Sipas specialistëve të merkatos, kartoni i 26-vjeçarit vlerësohet në 85 milionë euro, mirëpo kartoni i tij mund të kushtojë edhe më shumë, teksa deri më tani të vetmit, që interesohen, dhe janë të gjendje të përballojnë këtë çmim, janë “Galaktikët” e Real Madrid, me Presidentin Florentino Perez, që është i “mahnitur” nga “ylli” brazilian.

Ndërkaq, kujtojmë se Newcastle është i detyruar të shesë një nga lojtarët kryesorë të ekipit, pasi në fundin e sezonit, 2022-2023 pësuan një humbje, prej 73.4 milionë paundësh, teksa në njoftimin zyrtar theksohet se të ardhurat e Neëcastle janë shtuar me 39% dhe në rast se shitja e Guimaraes nuk arrihet, klubi është i detyruar të shesë njërin prej dyshes, Sven Botman apo Alexander Isak. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!