Ardhja e Zlatan Ibrahimovic ka mbyllur hapësirat e Krzysztof Piatek dhe sulmuesi është në merkato. Milan po tenton të përfitojë sa më shumë nga shitja e polakut dhe kërkon 35 milion euro për ta lënë të lirë.
The Sun raporton se Newcastle është i vetmi klub që mund të paguajë këtë shumë në këto momente dhe po tenton të bindë agjentët e lojtarit. Problemi i madh është fakti që Piatek kërkon një ekip që luan në Champions League.
Diçka e tillë është e vështirë për momentin, pasi edhe Atletico Madrid, një tjetër klub që pëlqen lojtarin, është fokusuar te blerja e Cavanit. Newcastle po pret që sulmuesi të ndryshojë mendje, teksa edhe Milani shpreson që Piatek të pranojë transferimin në “St James Park”. /abcnews.al