Sot është prezantuar pamja e re e obeliskut “Newborn”, që këtë vit iu kushtua të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.
Në prezantim ishin të pranishëm shumë deputete nga Kuvendi i Kosovës. Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, deklaroi se gratë e dhunuara do të jenë nder i përjetshëm.
“Jo vetëm ky dedikim, jo vetëm zëri ynë institucional por zëri i të gjithëve është i nevojshëm për të luftuar stigmën e dhunës, këto shkronja tregojnë saktë dhunën që kanë përjetuar viktimat e dhunës. Dëshiroj edhe njëherë të zotohemi se plaga e viktimave të dhunës do të ketë zë në vend e zë ndërkombëtar, ashtu qysh i dha zë në Kongresin amerikan, Vasfije Krasniqi. Zotohemi bashkë që Kuvendi do të kumbojë çdo ditë zërin e këtyre plagëve, duke treguar vuajtjet e grave të dhunuara nga lufta. E kemi borxh që të gjithave tua lehtësojmë dhimbjen grave – gratë e dhunuara do të jenë nderi ynë I përjetshëm”, deklaroi Osmani.


