Kërkesa u bë nga drejtoria e muzeut dhe kryebashkiaku Bill de Blasio ra dakord për heqjen e saj. Statuja e bronxit që ndodhet në hyrjen e muzeut që nga viti 1940, pasqyron Roosvelt në kalë me një indian dhe një afro-amerikan që e shoqëron në këmbë.
Muzeu amerikan i historisë natyrale kërkoi heqjen e statujës së Teodor Roosvelt sepse pasyron qartë afro-amerikanët dhe indianët si inferior nga këndvështrimi racial. Blasio theksoi se për këtë arsye qyteti kishte vendosur të mbështesë kërkesën e muzeut.
Sipas tij ky ishte vendimi i duhur dhe momenti për të hequr statujën kontroverese. Presidentja e muzeut u shpreh për New York Times se i gjithë personeli i muzeut është i prekur nga lëvizja gjithnjë e më e gjerë kundër racizmit, që pas vrasjes së George Floyd. Ajo shtoi se vëmendja e opinionit publik amerikan gjithnjë e më shumë është përqendruar nga statujat si simbole të fuqishme dhe të dhimbshme të racizmit. Ende nuk është vendosur se ku do të transferohet kjo statujë.
Stërnipi i presidentit shprehet se kompozimi i statujës nuk përfaqëson aspak trashëgiminë e Teodor Roosvelt, por është moment që ajo statujë të hiqet dhe të ecet përpara. Muzeu theksoi se kritikat nuk kanë të bëjnë me figurën e Roosvelt.
Teodor Roosvelt u bë president i shteteve të bashkuara të Amerikës në vitin 1902 në moshën 42 vjeçare, duke u qenë akoma presidenti më i ri në moshë në historinë e vendit. Pranë atij të George Washington, Thomas Jefferson dhe Abraham Linkoln, portreti i tij është gdhendur në faqen e malil Rashmor.
Në vitin 1906 ai mori çmimin Nobel për paqe për rolin e tij në përfundimin e konfliktit rus– japonez në fillim të ‘900-ës. Statuja kishte qenë objekt i akteve vandale që në vitin 2017, kur u kërkua dhe heqja e saj pasi konsiderohej si emblem patriarkati, i supremacisë së bardhë dhe kolonializmit.
Kreu i shtëpisë së bardhë me anë të një mesazhi në Twitter reagoi për vendimin duke thënë se ishte qesharak dhe nuk duhej zbatuar./abcnews.al