“New York Times”: Trump ka marrë të paktën 7.8 milionë nga qeveritë e huaja ​

schedule22:36 - 4 Janar, 2024

schedule 22:36 - 4 Janar, 2024

Donald Trump ka marrë të paktën 7.8 milionë dollarë nga qeveritë e huaja gjatë presidencës së tij, kryesisht nga Kina, e konsideruar si rivali kryesor i SHBA, shkruan New York Times.

Duke përdorur dokumente të prodhuara gjatë një mosmarrëveshjeje gjyqësore, raporti përshkruan se si qeveritë dhe entitetet e huaja që ata kontrollojnë, duke përfshirë një kundërshtar të madh të SHBA si Pekini, ndërvepruan me bizneset e Trump gjatë kohës që ai ishte president.

Qeveritë dhe entitetet e huaja paguan miliona dollarë në hotelin Trump International në Uashington DC, në Trump International Hotel në Las Vegas, në Kullën Trump në Fifth Avenue në Nju Jork dhe në Trump World Tower në 845 United Nations Plaza në Nju Jork.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!