New York Times: Donald Trump në shenjestrën e FBI-së

schedule12:06 - 12 Janar, 2019

schedule 12:06 - 12 Janar, 2019

Sipas New York Times, FBI ka hetuar kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Tramp nëse ka bashkëpunuar në mënyrë të vetëdijshme ose jo me Rusinë, kundër interesave të amerikanëve. Ndërkohë në ditën e 22 të tij Shutdown-i ëshët zyrtarisht më i gjati i regjistruar ndonjëherë në vend.

Sjellja e Donald Trump ditët pas pushimit nga puna të James Comey, vendosi në gjendje alarmi FBI-në duke detyruar agjencinë që të nisë hetimet për t’u siguruar nëse Presidenti amerikan punonte ose jo në mënyrë sekrete me Rusinë kundër interesave të amerikanëve. Një hetim eksploziv sipas New York Times, me hetuesit e kundër spiunazhit të impenjjuar për të vlerësuar nëse veprimet e presidentit përfaqësonin një kërcënim për sigurinë kombëtare. Dhe për të vendosur nëse Trump bashkëpunonte në mënyrë të vetëdijshme me Rusinë ose kishte përfunduar në mënyrë të pandërgjegjshme nën influencën e Moskës.

Hetimi i hapur nga FBI përmbante dhe një aspekt penal, mundësinë që pushimi nga puna i Comey përfaqësonte një pengesë të drejtësisë. Agjentët e FBI-së, shkruan New York Times, dyshonin për lidhjet e Trump me Rusinë që në fushatën elektorale të 2016-s, por nuk hapën hetim kundër tij sepse ishin të pasigurtë se si do të e vazhdonin. Por aktivitetet e Presidentit para dhe pas pushimit nga puna të Comey në vitin 2017, sidomos në dy raste kur Trump lidhi daljen nga skena të Comey me hetimet për Rusinë, shërbyen për të ngritur dyshimet e duhura mbi aspektine kundër spiunazhit të hetimeve. Prokurori special Robert Mueller mori drejtimin e hetimeve mbi Trump kur u emërua pak ditë pas nisjes së hetimeve të FBI-së. Ky hetim është një nga pjesët më  të rëndësishme të punës së Mueller për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Hetimet kanë në qendër mundësinë që Trump pushoi nga puna Comey për të ndaluar apo për t’i dhënë fund hetimeve mbi Rusinë; një krim i mundshëm dhe një shqetësim për sigurinë kombëtare. Avokati i Donald Trump, Rudolf Xhuliani u shpreh i bindur se nuk ekziston asnjë provë për të vërtetuar këto akuza. Ndërkohë sindikatat e nënpunësve federal kanë hedhur në gjyq qeverinë amerikane për shotdown-in. Sipas tyre situata e krijuar shkel rregullat për punën duke u kërkuar nënpunësve të konsideruar të rëndësishëm, që të punojnë pa u paguar. Ndërsa është zyrtar rekordi, kjo është dita e 22 e shotdown-it të pjesshëm të qeverisë federale amerikane, duke u bërë më i gjati që ka përjetuar ndonjëherë vendi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!