Zërat rreth të ardhmes së Paulo Dybala vijojnë të jenë të shpeshtë. Argjentinasi është nën kontratë deri në verën e vitit 2022 dhe deri më tani nuk ka pasur një marrëveshje për të rinovuar.
Me Juventusin që po kalon një moment jo të mirë dhe rrezikon edhe pjesëmarrjen në Champions League (renditet në vendin e tretë, me 66 pikë, aq sa Napoli dhe Milani që janë më poshtë).
Corriere dello Sport shkruan se, nëse Juve mbetet jashtë Champions, Dybala do të shitet, për të rregulluar bilancin dhe normalisht edhe për të mos e humbur me parametra zero verën e ardhshme. /abcnews.al