“Paul Pogba nuk ndihet më i lumtur te Manchester United dhe mund të them që koha e tij në atë klub ka mbaruar“, u shpreh sot Mino Raiola, agjenti i mesfushorit francez.
Juventusi dhe Real Madrid përfliten prej kohësh si një nga destinacionet e ardhshme të kampionit të botës, i cili pak ka shfaqur nga kualiteti që zotëron te “Djajtë e Kuq”. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Gary Neville, ish-lojtari i njohur i United.
“A është Paul në dijeni të njoftimit që bëri Raiola sot? Nëse nuk e dinte, atëherë duhet të presim ndonjë postim nga Pogba për të korrigjuar menaxherin e tij. Koha e zgjedhur nuk është e duhura.
Është e tmerrshme për ekipin e United të marrë vesh largimin e Pogba përpara ndeshjeve kundër Leipzig në Champions dhe derbit ndaj Manchester City në Premier“, deklaron Neville. /abcnews.al