Mesazhi i deputetit të PS-së, Bujar Çela për festat e Nëntorit, me foton Enver Hoxhës ka shkaktuar reagime këtë të hënë.
Ish-drejtoresha e Arkivës Nevila Nika e ftuar në Radarin Informativ tha se qëndrimet pro diktatorit Enver Hoxha janë provokime.
“Qëndrimet pro Enver Hoxhës provokime. Duhet të ndalen”, tha ajo ndër të tjera.
Pasojat e komunizmit në Shqipëri, historiania tha se vazhdojnë të jenë ende. Këtu ajo u ndal te krijimi i “njeriut të ri”, që sipas saj solli shkatërrimin e themelit të familjes.
“Është e vështirë të merresh me këtë periudhë. Pasojat që ka lënë, ne vazhdojmë ti kemi ende ato pasoja. Pasoja më e rëndë është eksperimenti më i dështuar që e filloi nazizmi dhe fashizmi “krijimin e një njeriu të ri”. Njeriu i ri s’ka shans, nuk mund të ketë. Duke u munduar të krijojnë këtë njeri të ri shkatërruan themelet e shoqërisë shqiptare që është familja. Në krijimin e njeriut të ri, kur flasim… nuk ka shtyllë kurrizore, kemi njëlloj habie. Nëse sot themi se ka korrupsion… kishte dhe atëherë. Ne nuk e patëm shtetin ligjor, patëm një parti që e kosideronte veten perëndi, gjysmë parti, kultura arsimi të gjitha ishin te partia. Shteti ligjor ka disa elementë të rëndësishëm”, tha mes të tjerash ajo. be.k/abcnews.al