Neuroshkencëtarja pohon: Ja në cilën anë duhet të flini për një shëndet më të mirë të trurit

schedule22:52 - 14 Nëntor, 2022

schedule 22:52 - 14 Nëntor, 2022

Pavarësisht nëse flini në shpinë, anash ose bark, mund të habiteni kur të mësoni se pozicioni juaj i gjumit mund të ndikojë në shëndetin e trurit tuaj. Sipas neuroshkencëtares Tara Swart, ekziston një mënyrë për të fjetur që është më e mirë për kokën tuaj, shkruan Mind Body Green.

Ajo pohon se çelësi është koha e rregullt e gjumit dhe zgjimit. Ajo gjithashtu thekson një truk të thjeshtë gjumi për shëndetin e trurit, përkatësisht gjumin në krah. Tara vë në dukje se gjumi në anën tuaj është më efektiv për pastrimin limfatik gjatë natës (kur truri nxjerr jashtë mbetjet).

Për më tepër, hulumtimet kanë treguar se gjumi në anën e djathtë e mbështet më së miri këtë proces pastrimi. Një studim i 2020-ës vë në dukje se pozicioni i djathtë anësor është më efektivi për trurin, pasi karakterizohet me më shumë pastrim të lëngut cerebrospinal, krahasuar me gjumin në shpinë apo stomak.

Studimi arrin në përfundimin se gjumi në këtë pozicion mund të mbështesë shëndetin e trurit ndërsa plakeni dhe të shërbejë si një masë parandaluese kundër sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!