Neuroshkencëtari i famshëm jep këshillat më të mira për një tru të fortë

schedule08:35 - 11 Qershor, 2023

schedule 08:35 - 11 Qershor, 2023

Në rast se emri apo fytyra e tij ju kujton diçka, ai është mjeku që është kujdesur për Justin Bieber dhe për herë të parë e shohim në episodet “Justin Bieber: Seasons”. Aty mjeku i famshëm merr përsipër shëndetin e Justinit, i cili vuan nga çrregullime mendore, ankthi, depresioni dhe varësitë.

Në këtë puntatë të veçantë, mjeku i njohur flet hapur për të gjithë ata faktorë që ndikojnë në funksionimin normal të trurit, e ndër ta ka përfshirë edhe publicitetin. Dr. Eksperti i trurit dhe shëndetit Daniel Amen ndan këshillat e tij kryesore për një tru të shëndetshëm në The Every Girl.

Mbani kontakte sociale

Siç thotë Dr. Amen thotë, njeriu është nga natyra një qenie shoqërore dhe ka nevojë për socializim. Në të kundërt, izolimi dhe mungesa e socializimit ka një ndikim negativ në tru, duke rritur gjithashtu gjasat e zhvillimit të demencës. Truri ynë ka nevojë për ndërveprim, të folur dhe komunikim për të funksionuar siç synohet. Vihet re se izolimi dhe vetmia janë të barasvlefshme me 15 cigare, ndërkohë që mund të çojë edhe në depresion, ankth e deri në varësi.

Mos thithni produkte pastrimi komerciale

Pastruesit e zakonshëm janë plot me substanca toksike, të cilat janë veçanërisht të ashpra si për papastërtitë ashtu edhe për trupin. Këto substanca toksike, të cilat ne i thithim, kanë potencialin të dëmtojnë trurin dhe gjithashtu mund të shkaktojnë keqfunksionime në qeliza, duke çuar në kancer dhe sëmundje të tjera. Ndaj preferohet të zgjidhni alternativa natyrale, si uthulla, apo të mbani një maskë.

Mbroni kokën tuaj nga lëndimi

Sigurohuni që të mbani gjithmonë një helmetë kur jeni në një mjedis të rrezikshëm, ose kur jeni me motor ose biçikletë. Lëndimet në kafkë kanë efekte serioze në të gjithë funksionin e trurit, madje mund të shkaktojnë trauma kronike emocionale.

Jepini përparësi gjumit tuaj

Jeta moderne është e mbushur me detyrime dhe kërkesa, të cilat pothuajse nuk mbarojnë kurrë. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të mos humbni orët e gjumit, por në vend të kësaj t’i jepni përparësi pushimit të natës dhe 7 deri në 9 orë gjumë. Nëse keni probleme me gjumin, provoni suplementet e magnezit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!