Dy pacientë të paralizuar kanë mundur të ecin distanca të shkurtra dhe madje të ngjisin përsëri shkallët pas implantimit të elektrodave në trurin e tyre.
Të dy ata kishin pësuar dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore që i kishin detyruar të mbeteshin në karrocë. Kirurgu përdori një teknikë të quajtur stimulim i thellë i trurit për të “ri-zgjuar” fibrat nervore të fjetura në palcën kurrizore dhe për të rivendosur kontrollin mbi muskujt e këmbëve.
Ëolfgang Jaeger, 54 vjeç, ka dëmtuar kolonën cervikale në një aksident skijimi në vitin 2006 dhe kishte qenë i detyruar të zbriste shkallët duke u ulur me të pasme.
Por që nga implantimi i elektrodave dy vjet më parë, ai ka punuar intensivisht me fizioterapistët për të rikuperuar lëvizshmërinë e gjymtyrëve të tij.
Ai tha për Sky Neës: “Nëse dua, mund të ec pak, të zbres dhe ngjitem shkallëve ose nëse kam nevojë për diçka në kuzhinë ku duhet të ngrihem mund ta bëj. Në të ardhmen mendoj se nuk do të kemi nevojë për karrocë më.”
Kjo shpikje historike erdhi pasi neuroshkencëtarët në Institutin Shkencor të Teknologjisë të Federatës Zvicerane në Lozanë (EPFL) përdorën inteligjencën artificiale ‘për të hartuar’ të gjitha neuronet në tru që ndihmojnë kafshët të ecin.
Për habinë e tyre, një rajon i quajtur hipotalamusi lateral, i njohur për përfshirjen në ngacmimin dhe stimujt, u identifikua si një pjesë që ndihmon në ecje.
Gjetja ishte aq e papritur sa që fillimisht u vu në dyshim nga shkencëtarë të tjerë që miratuan për publikim artikullin në revistën Nature Medicine.
Pas testeve të suksesshme në kafshë, ekipi zviceran vendosi elektrodë në hipotalamusin lateral të pacientëve njerëzore.
Teknika, e cila përdoret gjerësisht për të kontrolluar dridhjet në pacientët me sëmundjen Parkinson, realizohet ndërsa pacientët janë plotësisht të zgjuar. Vetëm në këtë mënyrë kirurgët mund të sigurohen që kanë arritur në vendin e duhur në tru, me forcën e duhur të stimulimit. /abcnews.al