Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Neuer pas shortit: E dinim që kishim një rival të fortë, dua Kupën e Botës

schedule09:59 - 2 Prill, 2022

schedule 09:59 - 2 Prill, 2022

Manuel Neuer në Katar do të luajë Botërorin e Katërt. Portieri ia ka dalë ta ngrijë Kupën e Botës në Brazil dhe dëshiron ta përsërisë diçka të tillë.

Një ditë më parë Gjermania mësoi se do të kishte në grup Spanjën, Japonin dhe fituesin e çiftit Kosta Rika-Zelanda e re.

Portieri i bavarezëve nuk e bën dramë shortin, pasi duke u pozicionuar në vazon e dytë pritej një kundërshtar i fortë në grup.

“Ishte e qartë që do të përballeshim me një kundërshtar të fortë që në grup”, u shpreh 36-vjeçari i Bayern Munich, ndërkohë që vijoi të fliste.

“Kujtimet e fundit janë negative, në Botërorin e fundit u eliminuan në grup. Gjithsesi, ne kemi besim se do të zhvillojmë një kompeticion të suksesshëm. Objektivi im i vetëm është fitimi i Kupës së Botës”, përfundoi Neuer. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!