Joachim Low i ka dhënë fund dilemës së portës së kombëtares gjermane. Prej kohësh ekziston një rivalitet dhe debat i madh se kush duhet të jetë titullar: Manuel Neuer i Bayern Munchen apo Marc-Andre Ter Stegen i Barcelonës.
Ky i fundit u shpreh para pak kohësh se ishte lodhur duke qëndruar në stol, ndërsa Uli Hoeness kërcënoi se bavarezët nuk do të dërgonin më lojtarë në kombëtare, nëse Neuer do të humbiste rolin e titullarit.
Gjermania Kicker paralajmëroi para disa ditësh se të dy portierët do të luajnë në ndeshjet e ardhshme. Kështu ka ndodhur dhe Low e ka konfirmuar këtë gjë në konferencën e tij për shtyp.
“Kemi rënë dakord që Ter Stegen të luajë titullar në miqësoren e 10 tetorit kundër Argjentinës, ndërsa Neuer do të jetë titullar në sfidën eliminatore të Euro 2020 kundër Estonisë pas katër ditësh. E kemi biseduar edhe me lojtarët, të cilët janë në dijeni të këtij vendimi”, përfundon trajneri i kombëtares gjermane.