Netflix publikon statistikat: “Squid Game” u shikua për 1.6 miliardë orë globalisht

schedule18:52 - 17 Nëntor, 2021

schedule 18:52 - 17 Nëntor, 2021

Netflix ka lançuar uebsajtin e ri duke zbuluar shfaqjet dhe filmat e tij më të ndjekur televiziv. Squid Game është seriali më i shikuar ndonjëherë në platformë me 1.6 miliardë orë të shikuara brenda 28 ditëve të para nga publikimi. Deri më tani ka kaluar 9 javë në 10 shfaqjet më të mira në Netflix.

Në foto: Shfaqjet më të mira televizive jo-angleze dhe sa orë shikimi siguruan brenda 28 ditëve të tyre të para, duke përfshirë sensacionin korean Squid Game (lart majtas) i cili u shikua 1,650,450,000 orë

Vetëm në javën e fundit ai grumbulloi plot 42,790,000 orë të shikuara globalisht. Sipas metrikës së re, ‘ Red Notice ‘, me Dëayne Johnson, Gal Gadot dhe Ryan Reynolds, është shikuar për 148.7 milionë orë që kur debutoi më 12 nëntor në Netflix.