Netflix pezullon shërbimin në Rusi

schedule22:07 - 6 Mars, 2022

schedule 22:07 - 6 Mars, 2022

Netflix ka pezulluar shërbimin e tij në Rusi për të protestuar kundër pushtimit të vendit të Ukrainës, ka raportuar Variety.

Në fillim të kësaj jave Netflix Inc ndaloi përkohësisht të gjitha projektet dhe blerjet e ardhshme në Rusi, ndërsa vlerësoi ndikimin e pushtimit të Ukrainës nga Moska.

“Duke pasur parasysh rrethanat në terren, ne kemi vendosur të pezullojmë shërbimin tonë në Rusi”, citon Variety të ketë thënë një zëdhënës i Netflix.