Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka përfunduar një turne sigurie në kufirin verior të Izraelit me Libanin, ku ai është zotuar se Izraeli është i gatshëm të ndërmarrë veprime të forta.
“Në fillim të luftës, ne thamë se do të rivendosim sigurinë në jug dhe në veri – dhe do ta bëjmë këtë”, tha Netanyahu pas takimit me forcat e sigurisë dhe zjarrfikësit të vendosur në zonë, sipas medias izraelite Arutz Sheva.
“Kushdo që mendon se do të na lëndojë dhe ne do të rrimë duarkryq, po bën një gabim të madh”, tha Netanyahu.
Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarrin ndërkufitar pothuajse çdo ditë gjatë luftës së Gazës, duke detyruar dhjetëra mijëra njerëz të evakuohen nga komunitetet kufitare. Ditët e fundit, një pjesë e pyjeve janë djegur në veri të Izraelit për shkak të tufave të raketave të Hezbollahut./abcnews.al