Lufta e Izraelit në Gaza “do të jetë një luftë e gjatë” dhe është larg përfundimit, tha të hënën kryeministri i vendit Benjamin Netanyahu, pasi u kthye nga një udhëtim në enklavë.
Të paktën 250 njerëz u vranë dhe 500 të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të fundit në qendër të Gazës, tha të hënën ministria e shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi. Më shumë se 20,000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i konfliktit në fillim të tetorit.
Ditën e djeshme familjet e pengjeve e ndërprenë Netanyahun ndërsa ai fliste gjatë një sesioni të posaçëm të parlamentit, duke shprehur kundërshtimin e tyre, kur tha se trupave mund t’u duhet më shumë kohë në Gaza. Ne besojmë që t’i sjellësh në shtëpi çdo minutë është si ferr”, u shprehën familjarët. Kryeministri u shpreh: Do të tundim çdo pemë dhe do të kthejmë përmbys çdo gur për të rikthyer të gjithë të rrëmbyerit. Secili prej tyre është i çmuar.
Gjithashtu dje Irani dhe disa nga përfaqësuesit e tij të armatosur u zotuan të hakmerren kundër Izraelit pas vrasjes së supozuar të një komandanti të lartë të Gardës së Revolucionit Islamik në Siri. Komandanti i IRGC-së Seyyed Razi Mousavi u vra të hënën në një sulm ajror izraelit që synoi një periferi të Damaskut, njoftoi IRNA shtetërore iraniane, duke cituar një deklaratë nga marrëdhëniet publike të IRGC.
/abcnews.al