Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të takohet me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan si pjesë e vizitës së tij shtetërore në Turqi në fund të muajit. Zyra e shtypit e kryeministrit izraelit konfirmoi vizitën në shtetin turk, e para nga një kryeministër izraelit që nga Ehud Olmert në 2008.
Përpjekja diplomatike e Turqisë vjen në një kohë kur procesi i paqes izraelito-palestineze është në një ngërç. Marrëdhëniet midis Izraelit dhe Turqisë kanë qenë të tensionuara për më shumë se një dekadë dhe Ankaraja dëboi ambasadorin izraelit pas një sulmi në një anije që transportonte ndihma në Gaza në vitin 2010.
Marrëdhëniet midis dy vendeve filluan të përmirësohen pas vizitave të nivelit të lartë vitin e kaluar, duke përfshirë vizitën e presidentit izraelit Isaac Herzog në Ankara.