Netanyahu synon të bllokojë formimin e qeverisë së re: Ata janë të majtë të rrezikshëm

schedule16:41 - 3 Qershor, 2021

schedule 16:41 - 3 Qershor, 2021

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kritikuar koalicionin e formuar nga partitë opozitare, i cili pritet ta dërgojë në opozitë pas 12 vitesh në pushtet.

Netanyahu u bëri thirrje deputetëve të krahut të djathtë që ta bllokojnë ardhjen në pushtet të këtij koalicioni.

Tetë parti të opozitës arritën marrëveshje për të formuar një qeveri të re. Por grupi, nga i gjithë spektri politik i Izraelit ka nevojë për mbështetjen parlamentare për të marrë detyrën, raporton BBC, përcjell abcnews.al.

Në komentet e tij të para që kur u njoftua koalicioni, Netanyahu u kërkoi anëtarëve të Knesset (parlamentit) “të zgjedhur me vota nga e djathta” të kundërshtojnë koalicionin.

Në një postim në Twitter, ai i cilësoi ata si “të majtë” dhe “të rrezikshëm”. Më herët ai e ka quajtur qeverinë e re të propozuar “mashtrimin e shekullit”, duke thënë se rrezikon shtetin dhe popullin e Izraelit.

Vëzhguesit kanë vërejtur tashmë se Netanyahu, i cili nuk arriti të formonte koalicionin e tij pavarësisht se partia e tij Likud fitoi më shumë vende në votimet e Marsit ka të ngjarë të përpiqet të parandalojë grupin që të marrë mbështetjen e nevojshme.

Koalicioni, i formuar nga Yair Lapid, udhëheqësi i partisë qendrore Yesh Atid, ka nevojë për votimin parlamentar përpara se të betohet. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!