Netanyahu refuzon kushtet e Hamasit për lirimin e pengjeve

schedule08:49 - 22 Janar, 2024

schedule 08:49 - 22 Janar, 2024

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë kërkesën e Hamasit për t’i dhënë fund luftës në këmbim të lirimit të pengjeve të mbajtura në Gaza.

Netanyahu tha se Hamasi ka kërkuar përfundimin e luftës, lirimin e të burgosurve palestinezë dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza në këmbim të lirimit të pengjeve.

“Nëse jemi dakord me këtë, ushtarët tanë kanë vdekur kot. Nëse jemi dakord me këtë, nuk do të mund të garantojmë sigurinë e qytetarëve tanë”, tha kryeministri.

Komentet e Netanyahut vijnë mes një raporti në Wall Street Journal se SHBA, Egjipti dhe Katari duan që Izraeli t’i bashkohet një faze të re bisedimesh me Hamasin që do të fillonte me lirimin e pengjeve dhe do të çonte në tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!