Grupi terrorist i Hamasit ka publikuar një video në të cilën thotë se janë tre gra izraelite të rrëmbyera gjatë sulmeve në Izrael.
Pas publikimit të kësaj videos Netanyahu ka reaguar menjëherë nëpërmjet një postimi në X.
“Po i drejtohem Elena Trupanov, Daniel Aloni dhe Ramon Kirsht të cilët u rrëmbyen nga Hamasi që kryen krime lufte: Ju përqafoj. Zemrat tona janë me ju dhe të rrëmbyerit e tjerë. Ne po bëjmë gjithçka për të sjellë në shtëpi të gjithë të rrëmbyerit dhe të zhdukurit.
Hamasi publikoi sot një video prej 76 sekondash me titullin “disa sionistë të burgosur i dërgojnë një mesazh Benjamin Netanyahut dhe qeverisë së tij”. Gratë fajësojnë udhëheqjen izraelite për faktin se askush nuk arriti i shpëtonte më 7 tetor, kur grupi terrorist sulmoi Izraelin.
אני פונה לילנה טרופנוב, דניאל אלוני ורימון קירשט שנחטפו על ידי החמאס שמבצע פשעי מלחמה:
אני מחבק אתכן. ליבנו אתכן ועם שאר החטופים.
אנו עושים הכל כדי להחזיר את כל החטופים והנעדרים הביתה.
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) October 30, 2023