Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përmendi sërish qëllimin për të nisur një ofensivë tokësore në Rafah, në jug të Gazës, por paralajmëroi se do të duhet pak kohë që forcat izraelite të jenë gati.
Reuters raporton se Netanyahu tha se së shpejti do të miratojë një plan për evakuimin e civilëve palestinezë nga zonat e luftimit pasi të ketë ndezur planet operative të ushtrisë për qytetin jugor të Gazës.
Izraeli u ka thënë vazhdimisht palestinezëve në Gaza që të ikin në Rafah për sigurinë e tyre dhe tani ka një popullsi të madhe të zhvendosur që jeton atje në tenda të improvizuara. Një sulm ajror në Rafah vrau sot më shumë palestinezë, duke bërë që numri i viktimave që nga tetori të shkojë në rreth 32 mijë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të udhëhequr nga Hamasi.
Më herët Izraeli pretendoi se kishte vrarë rreth 90 luftëtarë në kompleksin spitalor al-Shifa. Hamasi ka mohuar përdorimin e spitalit si bazë dhe tha se të vrarët ishin civilë, pacientë dhe staf mjekësor./abcnews.al