Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vlerësoi se së shpejti do të përfundojë faza kryesore e operacionit ushtarak kundër lëvizjes islamike palestineze Hamas në Rripin e Gazës.
“Ne jemi pranë përfundimit të operacionit për eliminimin e ushtrisë terroriste të Hamasit. Ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër personave të mbetur (përfshirë luftëtarët e Hamasit)”, tha ai.
Kryeministri izraelit tha gjithashtu se gjatë konferencës me krerët e divizionit 143 të ushtrisë izraelite, që vepron në Rafah, në skajin jugor të Rripit të Gazës, se ishte bërë “përparim shumë domethënës”.
Forcat e armatosura izraelite po godasin Rripin e Gazës pas sulmit të paprecedentë të nisur nga Hamasi më 7 tetor. Që atëherë, për shkak të sulmeve izraelite, të paktën 37,765 palestinezë janë vrarë dhe 86,429 janë plagosur në Rripin e Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit.
Operacioni ushtarak izraelit në Rafah, afër kufirit me Egjiptin, synon të çmontojë njësitë e mbetura të krahut ushtarak të Hamasit, tha Netanyahu.
Vërejtjet e Netanyahut sugjerojnë se operacionet tokësore në shkallë të gjerë të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës po marrin fund. Megjithatë, siç ka paralajmëruar ai, forcat izraelite do të qëndrojnë në pika strategjike në enklavën e bllokuar palestineze./abcnews.al