Netanyahu: Nuk mund të shkatërrojmë Hamas, pa ofensivë tokësore në Rafah

schedule14:47 - 19 Mars, 2024

schedule 14:47 - 19 Mars, 2024

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka theksuar sërish se planifikon të urdhërojë një ofensivë tokësore brenda Rafah në Rripin jugor të Gazës.

Reuters raporton se Netanyahu, gjatë diskutimeve me anëtarët e Knesset-it, tha se ai i kishte bërë “shumë të qartë” Presidentit të SHBA Joe Biden se do të shkatërronte Hamas, edhe se e vetmja mënyrë është ofensiva tokësore.

Rafah është zona ku palestinezët janë urdhëruar vazhdimisht të evakuohen nga ushtria izraelite dhe ndodhen një numër i madh palestinezësh që jetojnë në kampe të improvizuara me tenda.

Autoriteti Palestinez tha sot se Izraeli kishte filluar tashmë një sulm në Rafah pas sulmeve ajrore gjatë natës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!