Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të vizitojë SHBA-në në shtator, për herë të parë që nga rizgjedhja e tij, në një sfond tensionesh në marrëdhëniet e tij me presidentin amerikan Joe Biden.
Netanyahu do të shkojë në San Francisko më 18 shtator për të zhvilluar takime në Silicon Valley përpara se të fluturojë për në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Megjithatë, gjatë vizitës nuk është planifikuar asnjë takim me zyrtarët amerikanë.
Udhëtimi i Netanyahut vjen mes tensioneve mes SHBA- së dhe Izraelit lidhur me reformën e diskutueshme të sistemit gjyqësor të qeverisë Netanyahu, e cila është kritikuar hapur nga presidenti amerikan.
Qëllimi i reformës është rritja e kompetencave të pushtetit të zgjedhur mbi ato të gjyqësorit. Masat kanë shkaktuar lëvizjen më të madhe të protestës në historinë e Izraelit.
Biden u bëri thirrje udhëheqësve të Izraelit që të mos nxitojnë për të imponuar reformën “përçarëse”.
Në fund të korrikut, Shtëpia e Bardhë e përshkroi si “keqardhje” miratimin nga parlamenti izraelit të një mase që konsiderohet “kyç” për zbatimin e masës.
Që kur u rikthye në fund të vitit 2022 për të udhëhequr qeverinë izraelite, më e djathta në historinë e shtetit izraelit, Netanyahu nuk është ftuar në Shtëpinë e Bardhë.
Biden së fundmi priti presidentin izraelit Isaac Herzog. Shtëpia e Bardhë tha në korrik se të dy udhëheqësit ” do të takohen në SHBA më vonë këtë vit”, pa dhënë detaje./abcnews.al