Netanyahu: Ne nuk kërkojmë as të sundojmë dhe as të dominojmë Rripin e Gazës

schedule07:55 - 10 Nëntor, 2023

schedule 07:55 - 10 Nëntor, 2023

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të enjten gjatë një interviste me rrjetin televiziv amerikan Fox News se ai nuk ka ndërmend të “sundojë”, as të imponojë një “pushtim” të ri në Rripin e Gazës, ndërsa siguroi se ushtria e vendit i tij po përparon “jashtëzakonisht mirë” në luftën kundër Hamasit.

“Unë mendoj se ushtria izraelite po ecën jashtëzakonisht mirë,” tha Netanyahu. “Ne nuk kërkojmë të sundojmë në Gaza. Ne nuk kërkojmë të imponojmë pushtim, por të fitojmë, si ne, një të ardhme më të mirë”,tha ai duke shtuar se një forcë “e besueshme” do të duhej në enklavën palestineze pas përfundimit të luftës.

Në fillim të kësaj jave, deklarata e kryeministrit izraelit se vendi i tij do të merrte “përgjegjësinë e përgjithshme për sigurinë” në enklavën palestineze “për një kohë të pacaktuar” shkaktoi një reagim të ashpër të SHBA. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se “ne nuk e mbështesim imponimin e pushtimit të ri” nga Izraeli në Rripin e Gazës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!